Policia Kufitare arreston një tjetër shtetas malez i cili do udhëtonte për në Francë nëpërmjet Shqipërisë me dokumente të falsifikuara. Ditën e djeshme Policia Kufitare në Rinas ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit malez Diallo Cheick Oumar, 25 vjeç, lindur dhe banues në Mali/Bamako.

Arrestimi në flagrancë i tij u bë për veprën penale të “Falsifikimit të pasaportave, Letërnjoftimeve dhe i vizave”.Sipas policisë, “shtetasi Malez Diallo Cheick Oumar ka paraqitur për kontroll dhe hyrje ne R.SH dokumentin tip Pasaportë Mali Nr.BO7533288 lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i dtl.19.10.1990 , cila në faqen Nr.6 (gjashtë) të saj ka një vizë shqiptare Vizë Shqiptare lëshuar në Kajro e tipit C lëshuar në datë 07.11.2015 e vlefshme deri në datë 06.02.2016. Pasi dokumentacioni i paraqitur ka krijuar dyshime në lidhje me vërtetësinë e tyre si edhe gjatë një intervistimi të shpejtë, shtetasi i mësipërm jepte përgjigje tepër konfuze në lidhje me motivin e udhëtimit të tij dhe vendet ku do të qëndronte, është kaluar për kontroll fizik në vijën e dytë”. Gjatë kontrollit të tij rezultoi se mbante fshehur në trup në xhepin e xhupit që kishte veshur Leje qëndrimi Franceze, lëshuar në emër të Diallo Cheick Oumar i dtl.19.10.1990 ,lëshuar në datë 08.10.2015 e vlefshme deri në datë 07.04.2016,dhe një kartë identiteti maleze lëshuar në datë 19.03.2015. Në përfundim të veprimeve të para, të gjitha dokumentet e gjetura dhe paraqitur janë kaluar për ekzaminime në Laboratorin e Rinasit ku Pasaporta dhe KI Mali, leja e qëndrimit Franceze dhe viza shqiptare kanë rezultuar të falsifikuara. Shtetasi malez i mësipërm deklaron se nga fillimi i muajit nëntor 2015 është takuar me një tjetër shtetas malez që e identifikon si B.B dhe pasi ka biseduar me të për dokumente false ai i ka thënë se mund t’i bënte dokumentet. Shtetasi B.B i ka shitur pasaportë Mali, vizë shqiptare dhe një leje qëndrimi franceze false për të cilat Diallo ka paguar 5.670 dollarë USA, dhe po ky person i ka prerë edhe biletat dhe pronotimin e hotelit në Serbi Beograd. Ku në vijim do të vazhdonte udhëtimin me lejen e qëndrimit Franceze.