
783 familje në Lezhë, banesat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit 2019, pritet të përfitojnë brenda muajit nëntor fondet për rikonstruksionin e shtepive, sipas akteve të konstatimit.Nga kjo e hënë ka nisur edhe nënshkrimi i kontratave me familjet përfituese, ndërsa paralelisht vijojnë procedurat për familjet që ende nuk e kanë përfunduar procesin e rindërtimit.Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Fatjon Zefi, bëri të ditur se aktualisht janë rreth 60 familje që presin akt-ekspertizën e thelluar, ndërsa përgjigjet pritet të mbërrijnë gjatë kësaj jave.
Në pritje është edhe zgjidhja për rreth 50 banesa të tjera, për të cilat nevojitet vendimi i qeverisë për të vijuar me pagesat, pasi rritja e kostove të ndërtimit ka sjellë nevojën për shtimin e fondeve që do të mbulohen nga bashkia.
Me përfundimin e këtyre procedurave, synohet që edhe familjet e mbetura të përfshihen në proces dhe të marrin mbështetjen financiare për rikonstruksionin ose rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, duke i dhene fund proçesit te rindertimit.


