Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë e nisen vitin e ri shkollor në ambjente të reja dhe me kushte bashkohore. Godina e kësaj shkolle e cila u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019-të u rindërtua nga fillimi në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri.Inagurimi i shkolles së re u bë në prani të Ndihmës-Sekretares së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht edhe ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura Ivana Živković, përfaqësuesve të Bashkimit Evropian si dhe autoriteteve qendrore dhe vendore.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe zëvendësministria e arsimit Nina Guga thanë se këto investime bashkohore rrisin standartin e proçesit mësimor.

Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në shqipëri në kuadër të Programit “EU4Schools” .

Artikulli paraprakS’KA TRANSPORT, FËMIJËT ROM PA SHKOLLË
Artikulli tjetërRRUGA NË GRUDË TË RE ME GROPA DHE PLUHUR