Reshjet e dendura të dëborës kanë nisur në Verilindje të vendit pasditen e të shtunës. Në Kukës, dëbora arriti në pak minuta në 10 cm trashësi, ndërsa zonat malore deri në 15 centimetra. Situata shkaktoi vështirësi në rrugën e Kombit, ku dëbora dhe mjegulla u bënë shkak për bllokimin e trafikut.

Borëpastrueset nisën menjëherë punën, duke larguar dëborën, ndërsa po hidhet edhe kripë e skorje në rrugë Aktualisht nuk raportohet për rrugë të bllokuara apo probleme të tjera në këtë qark.

Reshjet e shiut rinisën në të gjithë vendin paraditën e së shtunës dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë ditës së dielë në zonat e ulta, ndërsa në ato malore, parashikohen reshje dëbore.

Për shkak të motit të keq, në Portin e Vlorës u pezullua lundrimi i peshkarexheve, ndërsa trageti nga Italia mbërriti me vonesë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAKIMI NË PREFEKTURË, KRYETARËT SHTROJNË PROBLEMET
Artikulli tjetërLIBRA PËRJASHTON MIMOZA HAFIZIN PËR FALSIFIKIM