Në Prishtinë dhe Prizren do të ketë rinumërim të plotë të votave të së dielës për zgjedhjet lokale.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa mori këtë vendim pas shqyrtimit të ankesave të dërguara nga partitë politike për këto dy komuna. Kreu i këtij paneli, Mul Desku ka konfirmuar këtë vendim për KosovaPress.

Rinumërimi është kërkuar nga LDK për rastin e Prishtinës dhe PDK për Prizrenin. Në të dyja këto komuna, në numërimin fillestar u shpallën kandidatët e Vetëvendosjes.