Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për media se rinumërimi i votave pas zgjedhjeve të 11 Majit nuk është kërkesë e partisë, por e kandidatëve të saj, të cilëve nuk u mohohet e drejta për këtë.

Ai theksoi se beteja për rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve do të vazhdojë pa pushim. Ndërsa theksoi se po dalin në dritë të vërtetat mbi farsën elektorale të zhvilluar më 11 Maj.
“Nuk do të ketë reshtur. Vazhdon dhe do të vazhdojë përpjekja dhe beteja jonë gjer ditën e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve. Gjithnjë më shumë po ndriçohen të vërtetat e farsës elektorale të 11 Majit.

Rinumërimi i votave nuk është kërkesë e PD-së, por e kandidatëve të saj të cilëve ne kurrë s’mund ti mohojmë këtë të drejtë.

Teza e PD është “vota vdiq pa hyrë në kuti”, u shpreh Berisha.

Artikulli paraprakRAMA NË SAMITIN E NATO-S NË HAGË
Artikulli tjetërTRUMP: IZRAELI DHE IRANI SHKELËN ARMËPUSHIMIN