
Po shkojnë drejt përfundimit punimet për riparimin e trotuarit në zonën e Kunës, i cili pësoi dëmtime të konsiderueshme si pasojë e motit të keq gjatë stinës së dimrit. Projekti po financohet nga Bashkia Lezhë dhe synon rikthimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes për banorët dhe vizitorët e kësaj zone.Për të ndjekur nga afër ecurinë e punimeve, në terren ishte kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili inspektoi investimin dhe u njoh me fazën përfundimtare të ndërhyrjes.
Trotuari ishte ndërtuar më herët nga një biznes privat, ndërsa pas dëmtimeve të shkaktuara nga kushtet atmosferike, ndërhyrja për riparimin e tij është realizuar me financim të bashkisë, me synimin për të garantuar standarde më të mira të infrastrukturës dhe sigurinë e këmbësorëve.
https://youtu.be/Bm18KkLiQmE






