
Ka perfunduar faza e parë e punimeve në urën e re të Bunës . Të nisur rreth një javë më parë ditën e sotme është bërë riparimini i një pjesë të këtij segmenti .
Pas gërryerjes së shtresës së vjetër është bërë e mundur shtrimi me materialin e ri rezinë .
Pas shtrimit të kësaj shtrese ka nisur edhe qarkullimi i automjeteve në këtë segment .
Nderkohë pritet që nesër të nisë faza e dytë e ketyre punimeve që do te kryhen në krahun tjetër të urës , ku do te behet e mundur gërryerja e shtresës se vjetër fillimisht e pastaj shtrimi i saj.
Riprimi i urës pritet të ndikojë në lehtesimin e levizjes në urën e re të Bunës ku prej disa kohësh ka pasur probleme amortizimi.
Ura e re e Bunës është nië nyje lidhëse mes pikës së kalimit kufitar të Muriqanit dhe qytetit të Shkodrës dhe liqenit , ku gjatë sezonit turistik fluksi i lëvizjes në këtë segment është mjaft i lartë.