Jam e nderuar qe vleresohem me titullin “Mjeshtre e Madhe “ne te njejten dite me emrat e medhenj si Bep Shiroka dhe Paulin Preka, e nje gje e tille me mbush me pergjegjesi.

Keshtu eshte shprehur aktorja dhe drejtorja e teatrit “Migjeni” Rita Gjeka nje dite pas ceremonise te akordimit te titullit te larte. Pak dite me pare aktori shkodran Bruno Shllaku sulmoi drejtuesen Rita Gjeka duke thene se Teatri Migjeni ka nevojë për një rikonstruksion njerëzor, pasi është marrë nga njerëz të paaftë në dorë.

Ketyre deklaratave Gjeka ka preferuar ti pergjigjet duke pasqyruar punen qe eshte bere gjate ketioj sezoni. Qe nga janari ne skene jane dhene 67 shfaqje dhe Teatri “Migjeni” numeron 17 mije spektator ne nje sezon te vetem . Puna eshte e vetmja deshmi, tha drejtorja Rita Gjeka. Duke pranuar se ndihej e befasuar nga vleresimi “Mjeshtre e Madhe”, Gjeka tha se ky do jete nje pergjegjEsi dhe motivim jo vetem ne punen si aktore por edhe si drejtore e institucionit me te rendesishem kulturor ne veri te vendit.

Artikulli paraprakBEN BLUSHI NË SHKODËR: E VETMJA OPOZITE REALE
Artikulli tjetërGIANNI DE BIASI LARGOHET NGA KOMBËTARJA