Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbërritur në Shqipëri. Më 6 shtator do të dhurojë koncert falas në Tiranë. Në një bashkëbisedim me studentët e Liceut Artistik, zbuloi se në janar të vitit tjetër do të sjellë albumin e ri. Po ashtu do të marrë pjesë në një film, por nuk i tregoi detajet e këtij të fundit.

“Albumi i ri në janar të vitit të ri. Më shumë muzikë. Edhe një film, nuk mund të them cili film, vetëm se do të kënaqeni dhe do të qeshni sepse ëndrra ime është t’i them të gjithëve se mund të jesh më shumë se një gjë. Mund të jesh këngëtar, kërcimar, aktor, prind në të njëjtën kohë”, tha Rita Ora. Rita Ora nuk e kurseu një mesazh motivues për të gjithë të rinjtë që kanë synime duke i thënë se nuk duhet të dorëzohen dhe të ndjekin ëndrrat e tyre deri në fund. Gjithashtu i tha se nuk duhet të dëgjojnë fjalët e atyre që nuk besojnë në talentin apo aftësitë e tyre por duhet t’i provojnë të gjithëve se e kanë gabim. Rita është gjithashtu një Ambasadore e OKB, punon shumë me fëmijët sepse beson se suksesi vjen nga puna.

“Çfarë doni të bëni në jetë? Doni të bëni familjen tuaj të lumtur? Doni të bëni veten tuaj të lumtur apo doni të këndoni? Doni të bëni shumë para? Cila është ëndrra juaj? Gjithmonë duhet të vijë nga brenda. Kur ju rriteni takoni njerëz dhe disa njerëz ju inspirojnë të bëni diçka tjetër disa të tjerë ju thonë që ju nuk mund ta bëni atë dhe kjo mund t’ju bëjë të humbni besimin dhe disa të tjerë do të thonë ohh edhe unë do ta bëj atë. Duhet të fokusoheni dhe mos të dëgjoni çka thonë njerëzit e tjerë. Ata nuk do ta ndjejnë dhe nuk do t’ju besojë, prandaj do të jetë shumë e vështirë jo të bindni veten, por t’i provoni të gjithë të tjerëve që ata janë gabim dhe kjo më ka bërë mu të vazhdoj përpara”, tha Rita Ora. Më pas zbuloi se do të tërhiqet nga muzika rreth moshës 50-60 vjeçare për të qenë pranë familjes. Gjithashtu i theksoi të rinjve se duhet të përdorin instiktin, të jenë kreativ dhe të jenë të durueshëm.

“Unë isha 18, 19, 20 kur e fillova këtë dhe jam shumë me fat që akoma po e bëj këtë sepse ndonjëherë është e frikshme, njerëzit kanë karriera fantastike dhe thjesht e mbyllin, dhe ti je shumë e re … Unë e dua muzikën, por un e mendoj edhe si biznes. Unë mendoj si mund ta bëj këtë biznes afatgjatë? Kur unë të jem 50 ose 60 unë do të tërhiqem, unë mund të ndihmoj familjen time fëmijët e mi ose mund t’ ju inspiroj juve. Unë mendoj që të përdorni instiktin edhe të jeni të shkathët dhe bëhuni të guximshëm dhe konfident sepse unë mendoj që ne jemi kreativë dhe asnjë nuk do ta kuptojë kreativitetin tonë. Duhet të jemi të durueshëm”, tha Rita Ora.

Artikulli paraprakJAVA E KATËRT E KATEGORISË SUPERIORE/ DUELE INTERESANTE, MËSONI AXHENDËN
Artikulli tjetërNË MES TË LUFTËS RUSI-UKRAINË, AMABSADORI AMERIKAN NË MOSKË LARGOHET NGA DETYRA