Komisioni i Rithemelimit, i drejtuar nga Sali Berisha, vijon zgjedhjet për kryetarët e degëve.

Ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet në Lezhë, Mirditë e në Shkodër, proces që ka nisur në orën 08:00 dhe do të vijojë deri në orën 19:00.

Në Shkodër në garë ishin 9 kandidatë, por 4 prej tyre u tërhoqën, ku tashmë garojnë për kreun e PD në këtë degë: Arben Lushaj, Vildana Gushta, Gjenarin Kapcari dhe Elvis Deda.

Në Lezhë kandidatet janë Arben Ndoj, Anton Gjoni Alen Kola, ndërsa në Mirditë kandidatë janë Gjon Ndoj, Albert Melyshi dhe Aleksandër Picaku.

Ditën e djeshme Rithemelimi zgjodhi kryetarët e degëve Maliq, Belsh, Vorë, Krujë e Tiranë dega 14, ndërsa zgjedhjet në Bulqizë zgjedhjet u anuluan, për shkak të përplasjes së kandidatëve për listën e anëtarësisë. Komisioni i Rithemelimit kishte miratuar një listë me 1700 anëtarë, por në momentin kur do mbaheshin zgjedhjet Rithemelimi dërgoi në Qendrën e Votimit një listë tjetër me 2258 anëtarë. Pasi kandidatët nuk ranë dakord me njëri tjetrin, u caktua që zgjedhjet të zhvillohen më 6 mars.

Pas zgjedhjes së krerëve të degëve, Rithemelimi mbledh më 30 prill Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Artikulli paraprakU RIZGJODH PRESIDENT I FRANCËS, MACRON S’E FSHEH LUMTURINË PARA QYTETARËVE
Artikulli tjetërNJË FAMILJE SHQIPTARE KA PASURI MESATARE 8.5 MILIONË LEKË, DOMINON BANESA