Në kishën e Shna Ndout në Laç nisi pelegrinazhi i 13 të martave që kulmon më 12 qershor.

Disa qindra persona kishin mbërritur që në orët e para të mëngjesit në vendin që e cilësojnë të shenjtë.

Pas ritualit të ngjitjes së mundimshme në mal, ndalesave tradicionale dhe rrotullimit tre herë rreth kishës, pelegrinët ndezin qirinj dhe luten për mrekullinë që kërkojnë.

Pelegrinët vijnë thuajse nga i gjithë vendi dhe pa dallime fetare, të krishterë apo myslimanë.

Të moshuarit, tregojnë se ritualin e 13 të martave e kanë ndjekur edhe në kohën e regjimit, kur besimi në Zot ishte i ndaluar.

Të martën e fundit, duke pritur 13 qershorin, pranë kishës së Laçit mblidhen disa mijëra pelegrinë të ardhur nga Shqipëria por edhe vende të tjera.