Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Babrrunë, dhe mbarë opinionin publik, ku një 65-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.

Nga foltorja e Kuvendit, Shahini theksoi se raste të tilla abuzimi janë zbuluar nga stafet e shkollës, të cilat i janë përcjellë organeve të drejtësisë.

Ajo pohoi se nevojitet hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshme në shkolla, për të intervenuar për kulturën në shkolla. Po ashtu ministrja tha se rojet nëpër shkolla i zgjedh bashkia, siç ishte dhe rasti i abuzuesit Abaz Doku.

“Kemi pasur raste të tilla abuzimi. Gjysma e rasteve janë zbuluar nga stafi i shkollës dhe janë akuzuar nga ata në organet e drejtësisë. Ka qenë një mësues i vëmendshëm që ka marrë masa për të denoncuar. Këto raste kanë një gjë të përbashkët; Të gjithë abuzuesit kanë qenë persona të afërt, babai, vëllai, kushëriri, stafi i shkollës, apo nxënës. ky fakt bën kaq të vështirë të dukshme këto rastet.

Abuzimi ndodh me personat në afërsi, dhe fshehja është e madhe. Tashmë ka protokolle të menjëhershme. Pezullim dhe shkarkim të personave te cilet duhet te pergjigjen penalisht, deri sa të bëhet një investigim. Hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshëm në shkollës për të intervenuar kulturën në shkollë dhe shërbim i menjëhershëm psiko-social. janë marrë masat më të rëndë ndëshkimore ndaj abuzueseve.

Kodi është i qartë, por është e qartë se ndëshkimet nuk po mjaftojnë që të ndalen abuzimet. Më gjeni një grua që nuk është ngacmuar seksualisht, në rrugë, në punë, apo në shkollë, në mënyrë që të turpërohet. Gjysma e popullatës është ngacmuar më shumë se një herë në jetë. Keni dëgjuar për krim pasioni?!

Si term që përdoret nga mediat. Nëse vritet një burrë është krim i rëndë, nëse vritet një grua, është krim pasioni. Ajo ka bërë diçka që e ka çuar burrin tek xhelozia. Ne kemi përgjegjësi institucionale të ndryshojmë kulturën në shkollë. Secili nga ju kanë përgjegjësi të ndryshoni kulturën në rrethin tuaj.

As sot, as dje dhe as kurrë MAS nuk do të prononcohet për rastet individuale të abuzimit se kjo po kontribuon në riabuzimin e viktimave. Ndërprisni daljen në media me informacion indintifikues të personave që duhet t’i mbroni. Stafin që na i sjellin në shkolla, i sjellin bashkitë.”, tha Shahini.

Artikulli paraprak‘ZGJEDHORJA’ NGA SHTËPIA AMERIKANE TE E EUROPËS, SORECA PRET NË ZYRË YURI KIM, NORMAN DHE BORCHARDT
Artikulli tjetërSTAR TREND – DONALD BEGO