Nga shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë evidentuar e goditur një tjetër rast.

Më datë 01.11.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi : * Marash Brija, 47 vjeç, banues në Shkodër Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën Shkodër – Prekal në vendin e quajtur kthesa e Sumës, u kap duke transportuar 10 metër kub lëndë drusore me automjetin tip IFA me targë SH 3659 D pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal. Ju bëjmë me dije se do vijojë puna me intesitet e angazhim në mënyrë të pandërprerë me qëllim parandalimin dhe goditjen e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëvë të këtij aktiviteti.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇOBAJ: SHËNDETËSIA FALAS NJË MASHTRIM
Artikulli tjetërMBËRRINË NË SHKODËR PRESIDENTI NISHANI