Administrata e zonave te mbrojtura ne Shkoder eshte perqendruar ne ato pika te cilat mund te sjellin problematika si pasoje e motit te paqendrueshem.

Keshtu rojet mjedisore te kesaj administrate kane qene gjate dites se shtune ne rezervatin natyror te velipojes e cila eshte nje zone e mbrojtur. Ato jane perqendruar ne grykederdhjen e lumit Buna , ku kane inspektuar nga afer situaten . Te dhenat e deritanishme flasin per nej situate normale perkunder asaj qe po kalon i gjithe vendi , me vershim perronjsh e lumenjsh. Rezervati Natyror i Velipojës, gjatë periudhës së komunizmit ishte zonë rreptësisht e ndaluar .

Vitet e fundit, rezervati është kthyer në një zonë të vizitueshme për argëtimin e pushuesve, dhe për njohjen e tyre me vlerat dhe pasurinë e biodiversitetit të tij natyror. Pervecse ne Velipoje dhe prane lumenjve ADZM ka inspektoret e vet ne terren dhe ne zonat e tjella malore si Theth apo Qafe Thore , e mbi te gjitha ne parkun kombetar te Thethit .