
Në ambjentet e bibliotekës shkencore të universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua konferenca “Nga receta te lëvizja”. Kjo konferencë shkencore kishte si qëllim të evidentonte rolin e aktivitetit fizik në shëndet.
Gjatë konferencës u prezantua nisma globale “Exercise is Medicine” e cila synon ta bëjë vlerësimin dhe promovimin e aktivitetit fizik një standart rutinë në cdo vizitë klinike.
Konfernca shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe promovimit të aktiviteti fizik si pjesë integrale e kujdesit shëndetësor.






