Si rrallëherë Donaldi është prekur në “Big Brother VIP”, nga një surprizë e pazakontë nga vëllai binjak, Romeo. Ai u shfaq me parashutë mbi shtëpi, për t’i dhënë një mesazh të vëllait, dhe për ta mbështetur.

Mirëpo, veç Donaldit, që nuk i mbajti lotët pas surprizës, u emocionuam edhe të gjithë ne, nga ekrani.

Surpriza nuk i ka shpëtuar as Bora Zemanit, gjysmës tjetër të Donaldit, që ka postuar në Instastory një sekuencë të shkurtër nga momenti. Ajo ka etiketuar Romeon dhe vëllain tjetër të tyre, Marion. Moderatorja ka vendosur dy emoji, me lot, duke lënë të kuptohet se dhe ajo është emocionuar njëjtë me Donaldin për këtë surprizë të veçantë.

Kujtojmë që takimi i saj me aktorin në shtëpi dhe puthja e tyre e shumëkërkuar bënë xhiron e rrjetit, duke mbetur një nga momentet më të bukura televizive ndonjëherë.