KY KOMUNITET NUK E KA IDENË PËR TRAJNIMIN PËR PRINDËRIMIN POZITIV. Një ditë pas shqetësimit të ngritur nga “Star Plus” në lidhje me mosfunksionimin siç duhet të projektit “Shërbime Sociale Inovative” që në fokus ka edhe prindërimin e familjeve rome, vetë romët, përfaqësuesit e këtij komuniteti nga vendet ku jetojnë në periferi të qytetit vërtetojnë se askush nuk ka shkuar tek ata dhe se nuk e kanë idenë se çdo të thotë prindërim pozitiv.

Gratë rome shprehen se nuk kanë asnjë lloj ndihme dhe se nuk kanë informacion në lidhje me ngritjen e kapaciteteve prindërore. Edhe kryetari i këtij komuniteti Saimir Kruja thotë se nuk e di se aty të jetë zbatuar ndonjë projekt për rolin e bashkëshortëve në prindërim. Në këtë mënyrë do jetë thuajse e pamundur për të forcuar familjet rome që jetojnë në qytetin e Shkodrës duke qenë se këto trajnime dhe projekte nuk kanë efikasitetin e duhur sepse nuk zbatohen ashtu siç duhet.

Artikulli paraprakNË MELGUSHË, VOTAT PËR KANDIDATIN E PD-së
Artikulli tjetërTURISTI I ZHDUKUR, POLICIA GJEN TRUPIN E PAJETË