Mbi 300 banorë të komunitetit rom në Shkodër janë të vendosur në pesë kampe të ndryshme informale duke jetuar në kushte tejet të vështira. Ndërsa një pjesë e tyre, 142 banorë u strehuan në banesat sociale, pjesa tjetër vijojnë të jetojnë si në mesjetë. Edhe këta banorë që jetojnë prej më shumë se 20 vitesh në këto baraka kërkojnë që të strehohen si pjesa tjetër.

Ndërkohë problemet me të cilat përballen komuniteti rom që jetojnë në kushte të mjerueshme janë të mëdha.

Një shqetësim i madh për romët që janë të vendosur në zona periferike të Shkodrës është fakti se fëmijët e tyre edhe pse shkojnë në shkollë nuk kanë arritur ende të mësojnë të shkruajnë dhe lexojnë.