Banorët e komunitetit rom në qytetin e Shkodrës vazhdojnë te jetojnë në kushte ekstreme, larg vëmendjes së strukturave shtetërore. Reshjet e rëna gjatë mbrëmjes së kaluar kanë lënë pas në një situatë akoma dhe më të vështirë . Për Star Plus Televizion ata shprehen se i gjithë shiu i rënë, ka depertuar në banesat e tyre.

Të ndodhur përballë një realiteti të tillë, ata shprehen se gjithë nata ka kaluar duke mbyllur vrimat ku shiu depërtonte në banesat e tyre.

Ky komunitet jeton prej vitesh ne te tilla kushte të papershtatshme dhe për ta nuk ka asnjë ndihmë konkrete, sidomos në situata si kjo e ditëve të fundit.