JETOJNË TË BRAKTISURN NË PERIFERI TË QYTETIT PA ASNJË MBËSHTETJE. Të braktisur në një cep të qytetit të Shkodrës, mes një varfërie ekstreme, jetojnë familjet e komunitetit rom. Të ndodhur aty prej vitesh, nuk kanë asnjë mbështetje. Të vetmuar e të nepërkëmbur mbijetojnë mes shumë vështirësive. Papunësia e mungesa e një strehe janë problemet kryesore për ta.

Sot duhej të ishte festë sepse 8 prilli është dita e tyre, dita ndërkombëtare e romëve por nuk mund të jetë kështu kur nuk sigurojnë as bukën e gojës. Pjesa më e madhe e tyre, siç thonë edhe vetë kanë një mision të vetëm, të lypin. Bien ngado rrugëve të Shkodrës duke kërkuar lëmoshë. Jetesa për ta është shumë e vështirë. Po të ishte për Bashkinë e Shkodrës apo Qeveritë, romët nuk do të kishin arritur të mbijetojnë. Të gjithë jemi dëshmitarë të imazheve rrënqethëse kur herë pas here gërmojnë në kazanët e mbeturinave për ndonjë kafshatë buke. Edhe ata pak vetë që punojnë, bëjnë punët më të rënda në qytet e paga që marrin është qesharake. Zyrtarët e kollarisur vrapojnë për aktivitete pafund e projekte të njëpasnjëshme që nuk rezultojnë të prekshme sepse romët vijojnë të jenë të braktisur pa asnjë mbështetje.

Artikulli paraprakSHBA PËRFSHIHEN NGA SKANDALI, EFEKTIVI VRET NJË 50 VJEÇAR ME NGJYRË
Artikulli tjetërMASAKËR NË PALLATIN E DREJTËSISË NË MILANO