Një prej emrave më të njohur të futbollit feston sot ditëlindjen e tij të 36.

Bëhet fjalë për futbollistin Cristiano Ronaldo, i cili ka thyer rekordet në botën e futbollit duke fituar pesë herë Ligën e Kampionëve.

Ai gjithashtu është renditur si golashënuesi më i mirë i Portugalisë, golashënuesi më i mirë i Real Madridit, ka fituar pesë herë Topin e Artë dhe është cilësuar si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro lindi më 5 shkurt 1985 në Funchal të ishullit portugez Madeira dhe u bë njëri prej emrave më të mëdhenj në botën e këtij sporti.

Megjithëse në një moshë kur shumica e futbollistëve zgjedhin liga me intensitet më të ulët apo vendosin të pensionohen, CR7 vazhdon të vendosë rekorde të reja duke i sfiduar me potencialin maksimal kolegët shumë më të rinj se ai.

Futbollisti i Juventusit është baba i katër fëmijëve dhe është lidhje me bukuroshen Georgina Rodrigez.