Në shumë zona rurale të Shkodrës Operatorit i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike është hasur me lexues të matësve të cilët nuk shkojnë në shtëpitë e qytetarëve për ta parë se sa është konsumi i energjisë elektrike duke sjellë kështu keqfaturim.

Drejtori i OSHEE njësia Shkodër Luan Rosaj është i prerë dhe thotë se këta lexues në çdo rast të evidentimeve të keqfaturimit do të largohen nga puna. Drejtori i OSHEE pranon mbifaturimet në Shkodër por shprehet se situata nuk është aq alarmante sa përflitet dhe sipas tij ka shumë raste kur qytetarët nuk kanë të drejtë në pretendimet e tyre për mbifaturim. Pavarësisht qëndrimeve të OSHEE, ankesat për mbifaturim vijojnë të jenë prezente, kjo për disa arsye të ndryshme.

Një prej masave të OSHEE përveç largimit nga puna të lëxuesve janë edhe investimet në rrjetin e energjisë elektrike në disa prej njësive administrative.