Në një ceremoni të veçantë, Rotary Club festoi 10 vjetorin e themelimit me një ceremoni të veçantë në sallën e konferencave tek hotel “Colosseo” në Shkodër duke përkujtuar një dekadë shërbimi dhe miqësie në komunitet. Kjo ceremoni iu kushtua jo vetëm rrugëtimit 10 vjeçar të rrugëtimit të klubit por edhe themeluesit të tij, Fatmir Lishi, i cili u përkujtua me rrespekt për vizionin dhe përkushtimin në shërbim të të tjerëve, ndërsa u mbajt edhe 1 një minutë heshtje në nderim të tij.

Të pranishëm në ceremoni ishin anëtarë të klubit, përfaqësues të Rotary nga qytetet e tjera të vendit dhe Kosova , si dhe personalitete të cilët vlerësuan kontributin e Rotary Club.
Një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shkodër, Niko Fusha pjesë e Rotary Club është nderuar me mirënjohje të veçantë për kontributin e tij ndër vite në këtë klub.

Me moton Miqësia është zemra e Rotary-t, Rotary Club Shkodër vazhdon misionin në ndihmë të komunitetit. Pas sesionit përkujtimor, mbrëmja vijoi me një darkë gala dhe muzikë live, në një atmosferë festive që solli bashkë miq dhe partner të Rotary për të festuar 10 vjetorin e themelimit të Rotary Club.

Artikulli paraprakRRUGA SHËNGJIN-VELIPOJËATRAKSION TURISTIK
Artikulli tjetërPD RUAN MANDATIN E 4 NË QARKUN LEZHË