“Rotary Club Shkodra” ka sjellë më herët festat e fundvitit në shtëpinë e fëmijës shkollor në Shkodër. Këtë vit, kjo shoqatë dhuroi një kondicioner aq të nevojshëm për këtë institucion me një numër të konsiderueshëm fëmijësh. Presidentja e “Rotary Club Shkodra” Sabahet Lishi tha se do të vazhdojë mbështetja për këto fëmijë dhe jo vetëm.

Drejtorja e këtij institucioni, Vinifreda Gazulli tha se shtëpia e fëmijës ka gjithmonë nevojë për mbështetje.

Më pas kori I qendrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” për disa minuta krijoi një atmosferë festive në ambjentet e shtëpisë së fëmijës shkollor në Shkodër.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIJON TË TËRHIQET UJI, 2100 ha TOKË E PËRMBYTUR NË SHKODËR
Artikulli tjetërZHVILLOHET NË SHKODËR “MAKE UP TALENT FEST 2022”