“Roza dhe Fati”, është shfaqja e Qendrës Kombëtares të Kulturës për Fëmijë që mblodhi sëbashku fëmijët pushues në plazhin e Velipojës duke i sjellë një orë argëtuese përmes kukullave.

Shfaqja për fëmijë “Roza dhe Fati” tregon përmes kukullave historinë e kalasë Rozafa, e sjellë përmes lojës së aktorëve. Ky projekt në sezonin veror për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë po rezulton i suksesshëm tregojnë aktorët Elidon Alika dhe Floren Kokona.

Fëmijët që ndodhen me pushime sëbashku me familjen e tyre e shijuan këtë shfaqje duke marrë edhe disa mesazhe por edhe duke u argëtuar në një pasdite ndryshe në Velipojë.

Artikulli paraprakDËMTOHET SËRISH BYPASS-I
Artikulli tjetërTEPE, KOSHAT BOSH E MBETURINAT HIDHEN NË TOKË