Mbrëmjen e kaluar të spektaklit “Dance with me” Roza dhe Stine shkëmbyen një puthje.Historia e tyre e dashurisë njihet tashmë nga të gjithë. Ata janë bërë prap çift, por kësaj radhe për të vallëzuar bashkë në spektaklin “Dance with me”.

Ata u puthën në skenë mbrëmjen e kaluar në fund të performancës së tyre nën tingujt e këngës “Time of my life”. E ky veprim ka ngjallur menjëherë debat dhe kuriozitet për një rilidhje të mundshme të çiftit. Por Roza Lati ka reaguar me një status në Facebook duke thënë mos besoni çfarë shihni në Tv. “Show eshte show! Mos besoni cfare shikoni! Roza ecen perpara me e fuqishne se kurre, sepse tashme Roza eshte peshe e rende. Hahhahaa jo tek kilet! ✌