“Partia Socialiste e Shkodrës momentalisht ka mungesë optimizmi për të ardhmen”. Këtë përceptim ka ish-kandidatja për deputete në 2013-ën Rozafa Zmijani vetëm pak ditë pas mbledhjes që PS zhvilloi për riorganizimin.PS nuk duhet të kthehet në një oaz të PD shprehet Zmijani ndërsa deklaron se aktualisht socialistët shkodran përsa i takon nivelit lënë shumë për të dëshiruar.

Deputetët nuk kanë respektuar statutin e PS ndaj e për 5 vite kryetarët në Shkodër kanë qenë të komanduar.Zmijani pranon se socialistët e Shkodrës janë të ndarë në grupazhe të ndryshme, gjë e cila e dëmton PS-në.Rozafa Zmijani ishte e pranishme në mbledhjen që u zhvillua para pak ditëve nga ku ka mbetur e zhgënjyer sepse nga riorganizimi i partisë u kalua tek punësimi apo marrëdheniet me LSI-në në koalicion.