Prej muajsh bashkia Shkodër ka publikuar listat zgjedhore të votuesve për zgjedhjet parlamentare që do jenë me 25 qershor.

Këshilltari për çështjet ligjore Pjerin Rraboshta shprehet se janë 247 qendra votimi dhe 161 mijë votues për bashkinë Shkodër. Rraboshta shprehet se deri tani s’ka probleme me listat e votuesve ndërsa një shqetësim mbeten personat që kanë vdekur në zonat malore familjarët e të cilëve nuk i kanë ç’regjistruar ende.

Bashkia Shkodër ka 4 KZAZ ndërsa Rraboshta kërkon më shumë siguri nga policia për vendet ku ndodhen këto KZAZ. Të gjithë ata që ende nuk e kanë parë nëse e kanë apo emrin në listë mund ta saktësojnë një gjë të tillë sepse listat e zgjedhësve janë të publikuara prej kohësh.