Me ardhjen e sezonit turistik është rikthyer edhe trafiku i automjeteve në rrugët e qytetit të Shkodrës. Këtë të dielë vërehet se vargu i automjeteve në dalje të qytetit ishte rreth 1 km. Temperaturat e larta qe kane perfshire vendin tone dhe dita e pushimit kane bërë që shumë qyetarë t’i drejtohen plazhit të Velipojës, duke krijuar në këtë mënyrë radhë të gjata automjetesh

Problem për lëvizjene e automjeteve vijon të jetë tek Ura e re e Bunës . Kolona e makinave qe vjen nga Muriqani ndersa i shtohen edhe mjetet qe vijnë nga qyteti në drejtim të Bahcallekut kane krijuar bllokim te qarkullimit pranë rreth rrotullimit

Ndersa punimet që po kryehen në rrugen nga ura e Bahcallekut drejt harkut të Bërdicës është një tjetër problem për qarkullimin e automejteve .
Diten e sotme policia rrugore ishte e vendour në terren përgjatë këtij segementi rrugore për të bërë të mundur mbarvajtjen e lëvizshëmrisë dhe evitimin trafikut.

Artikulli paraprakFUNDJAVA, FLUKS PUSHUESISH NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërLEZHA PROMOVON GUIDËN E RE TURISTIKE