Edhe pse situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 mbetet shumë serioze në Shkodër, jashtë dyerve të institucioneve vihet re një mungesë ndërgjegjësimi e qytetarëve për të ruajtur distancën gjatë pritjes.

Pranë Agjensisë së Shërbimeve të Integruara, ADISA në Shkodër mëngjesin e kësaj të marte kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë pritur me orë të tëra, të grumbulluar për të marrë shërbime të ndryshme.

Ata tregojnë se kjo situatë I frikëson se mos infektohen me koronavirus, por u duhet të kryejnë procedurat ligjore sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo nuk është hera e parë që jashtë dyerve të ADISA-s krijohet një grumbullim I tillë. Prej muajsh kjo situatë vetëm përsëritet duke bërë që të rritet edhe më tepër ekspozimi I qytetarëve ndaj infektimit me koronavirus.

Artikulli paraprak“ISMAIL QEMALI” PËR HERË TË PARË NGROHJE ME KALDAJË
Artikulli tjetërSHKODËR, KLINIKA E LIGJIT DITË TË HAPUR ME QYTETARËT