SHTATË DITËSH PROTESTË, S’KA PËRGJIGJE PËR FATURAT E LARTË TË ENERGJISË. Nuk durojnë më. Banorët e fshatit Rragam të Komunës Gur Zi bllokuan gjysmën e rrugës sepse ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje për faturat e larta të energjisë elektrike e njëkohësisht as për dëmshpërblimin e tokave të përmbytura nga hidrocentrali.

Banorët tregojnë se vetëm janë mashtruar në fushatat elektorale. Kërkojnë që t’i fallen kamat-vonesat si dhe të ndërhyjë qeveria që t’i jepet dëmshpërblimi i tokave të përmbytura. Nëse nuk i jepet përgjigje protesta e banorëve të Rragamit do të përshkallëzohet deri në masa ekstreme.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/KL2uujvRIak” frameborder=”0″ allowfullscreen ]