E dëmtuar nga moti i keq që shoqëroi zonën e Shkodrës rreth 1 javë më parë, ura e fshatit Rragam që lidh dy zona të tjera është përfshirë në një rikonstruksion të plotë. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike e Bashkisë Shkodër në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë po punojnë për kryerjen e plotë të këtij investimi. Për të parë nga afër punimet ka qënë Kryetari I Bashkisë Shkodër Benet Beci i cili u shpreh se kjo ndërhyrje po bëhet në kohë rekord.

Nga ana tjetër, komandanti i forcave xhenoi të ushtrisë u shpreh se kanë gjetur bashkëpunimin e të gjitha strukturave të Bashkisë Shkodër për kryerjen e këtij investimi.
Për administratorin e zonës dhe banorët, kjo është një punë që i shërben komunitetit për zgjidhjen e plotë të kësaj problematike të mbartur në vite.

Kjo urë e ndërtuar prej vitesh, kishte pësuar dëmtime të mëdha, ndërkohë qe me reshjet e fundit u dëmtua plotësisht duke rrezikuar edhe jetën e banorëve. Ky investim pritet të përfundojë brënda ditës së premte të kësaj jave ku do të jetë e aksesueshme plotësisht për komunitetin në këtë zonë.

Artikulli paraprakRREZIKU NGA PËRMBYTJET NË SHKODËR
Artikulli tjetërBARDHI KËRKESË SPIROPALIT: KUSH E DHA URDHËRIN, DORËZO PAMJET E KAMERAVE TË SIGURISË