Festa e Shen Rrokut ka mbledhur besimtare te shumte ne famulline me te njejtin emer ne Rranxa Bushat, pikerisht ne kapelen e varrezave te fshatit ku u celebrua mesha solemne kushtuar ketij shenjtori.

Ne fjalen drejtuar besimtareve Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder Pult, Mons. Angelo Massafra foli jo vetem per veprat e Shen Rrokut, por per nevojen e besimit dhe riperteritjes se ketij besimi ndermjet brezave. Kreu Bashkise Vau Dejes Zef Hila beri dhe urimet e rastit per te gjithe besimtaret e zones. Festa e Shen Rrokut percillet ne cdo familje te fshatrave te komunes Bushat, ku gostia e shtruar I kushtohet pikerisht ketij shenjtori. Ne kete date, 16 Gusht me pare festohej dhe dita e fundit e veres, me rite pagane qe simbolizojne dhe nisjen e sezonit te te korrave.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA KUQEZI, NIS EKSODI I FUTBOLLISTËVE TEK KOSOVA
Artikulli tjetërGJËNDJA E SCHUMACHER, LAJME TË MIRA PËR KAMPIONIN E FORMULA 1