
Problemi i mbeturinave është një tematikë që është trajtuar disa herë dhe vazhdon të trajtohet në Star Plus.
Në fshatin Rranxa të Bushatit mbeturinat hidhen anash rrugës.Banorët janë të detyruar që ti hedhin aty për vetë faktin se aksi Rranxa e deri në Malin e Jushit nuk ka kosha.Kjo u konstatua nga vëzhgimi që ne bëmë përgjatë kësaj rruge.
Nga mbeturinat deri tek sendet plastike është panorama e pandryshuar në anë të rrugës së Rranxave.Edhe pse pagujanë taksa , makinat e pastrimit duket se kanë harruar që të kalojnë nga ky fshat.
Padyshim, qe nje situate e tille e krijuar nga vete qytetaret krijon nje imazh negativ, por edhe shqetesues per kete zone, pasi i nxehti i veres shton rrezikun e perhapjes se semundjeve ngjitese prej shperndarjes se ketyre mbeturinave ne toke.
Kjo gjendje është si rezultat i hedhjes së mbeturinave nga vetë qytetarët, ndërsa institucionet përkatëse akoma nuk kanë ndërmarrë ndonjë iniciativë për rregullimin e kësaj gjendjeje e cila paraqet rrezik të madh edhe për shëndetin e banorëve.
Pertej premtimeve dhe projekteve që prezantohen per pastrimin e territorit realiteti vijon te jete i zymte nëpër njësitë administrative të Shkodrës.
Njesite administrative jane kthyer ne pika grumbullimi te mbetjeve urbane ne Shkoder, duke bere qe situata te dale jashte kontrolli.


