Gjithë jetën, Ramiz Zeqiraj nga Rrashkullaj e Njësisë Administrative Gruemirë, ia ka kushtuar kultivimit të duhanit. Ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm përsa i përket prodhimit. Në pesë dynym tokë të mbjell ka arritur të prodhoj 800 kilogram duhan. Megjithatë, i gjithë provimi i këtij viti i ka mbetur stokë. Mungesa e tregut për duhanin, ka bërë që prodhimi i tij, jo vetëm t’i zërë një nga dhomat e shtëpisë, por edhe t’i shkoj dëm.

Për shkak të lagështirës, duhani ka filluar të prishet, ndërkohë që askush nuk interesohet për gjetjen e një mënyre për zgjidhjen e këtij problemi.  Zeqiraj shprehet se nga prodhimi i këtij viti nuk ka arritur të shes asnjë gram. Problemet ekonomike në familjen e tij janë të mëdha dhe kultivimi i duhanit është e ardhura e tij e vetme. Mungesa e tregut e ka lënë atë në mëshirë të fatit.

E gjithë zona në Rrash-Kullaj merret me kultivimin e Duhanit, megjithatë mungesa e dorës së pushtetit në këtë zonë është kthyer në problem për banorët. Rrash-Kullaj vuan gjithashtu edhe mungesën e ujit të pijshëm. Sipas banorëve, kjo zonë është braktisur prej vitesh dhe varfëria e ka kapluar.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SHKËMBIME ME EKIPE TË TJERA …?
Artikulli tjetërBIZNESMENI OREST SOTA LIROHET KUNDREJT GARANCISË 5 MILIONË LEKË