Vendi ynë do të mbetet nën dominimin e vranësirave në të gjithë vendin ku herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu.

Më të theksuara reshjet do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qëndrore.

Në majat e maleve priten reshje të izoluara dëbore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë me vranësira dhe shira të dobët e lokalë në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 16°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë.

Artikulli paraprakBEQARËT MUND TË TAKOJNË DIKË QË NUK ËSHTË ASHTU SIÇ DUKET…HOROSKOPI PËR SOT
Artikulli tjetër2025 NIS ME RRITJE PËR TURIZMIN, INSTAT: 14.5% MË SHUMË TË HUAJ HYNË NË SHQIPËRI NË JANAR