Vogëlushja shqiptare Rita Ora u shpërngul në moshën 1-vjeçare nga Kosova në Angli së bashku me prindërit e saj dhe motrën e madhe Elena, aty nga fundi i viteve ‘90. Por, ndërsa rritej e jetonte në Londër, do të ishte “e mbështjellë” me kulturën, njerëzit dhe traditat e vendit nga u largua.

Gjyshi Besim Sahatçiu, një regjisor i shquar në Kosovë, dhe gjyshja e saj aq e ëmbël dhe fisnike do të jetonin së bashku me prindërit e Ritës në të njëjtën shtëpi. Shpirtin e kishin ende në Kosovë.

I ati Besnik Sahatçiu Ora,ka rrefyer se si nisi suksesi i këngëtares shqiptare në botë. Zbulimi i talentit nga mësuesja angleze kur ishte 9 vjeç dhe roli i parë si aktore në moshën 12-vjeçare.

Ndoshta askush nuk e ka ditur se Rita Ora ka ikur vetëm 1 vjeçe nga Kosova drejt Londrës, e megjithatë edhe pse u edukua në shkollat angleze në fëmijëri, dhe nisi karrierën në Amerikë që në adoleshencë, Rita Ora nuk e harroi origjinën e saj.

Besniku rrëfen me thjeshtësi të vërtetën e jetës së Rita Orës, sakrificat që kanë bërë ata si prindër për ta shkolluar, për të mos lënë në mes të rrugës talentin që shfaqte fëmija i tyre.

Ne intervisten e tij babai I kengetares tashme me fame boterore, rrefen se prejardhja e tyre eshte nga familja Kazazi ne Shkoder.

Po ne kemi një prejardhje nga Shkodra prej stërgjyshit tonë. Xhaxhallarët e mi kanë ditur më shumë, por sot nuk janë gjallë. E dimë se kemi origjinë prej familjes Kazazi nga Shkodra, dhe ata kanë ardhur në Kosovë disa vëllezër të kësaj familje, njëri nga shkuar në Gjakovë, njëri në Pejë, njëri ka mbetur në Kaçanik.

Kjo është historia. Kanë ardhur prej Shkodrës andej dhe kemi mbetur në ato qytete, ku kemi mbetur, dhe kemi marrë mbiemrin Sahatçiu. Ende kemi kushërinj që kanë mbajtur mbiemrin Kazazi nga ata që erdhën në Kosovë.-ka rrefyer babai I 27-vjecares tashme idhull I mjaft te rinjve dhe jo vetem.

Kengetarja Rita Ora para dy ditesh mbajti nje concert ne Tirane ne sheshin “Skenderbej” me ftese te Kryetarit te Bashkise Tirane Erion Veliaj.

Për 3 ditë sheshi “Skëndërbej” u kthye në qendrën më të madhe artistike shqiptare, ku në dy koncerte madhështore, këngëtarë vendas dhe ata me origjinë shqiptare më famë botërore, dhuruan për shqiptarët çaste të paharrueshme.

Artikulli paraprakPOLICIA E FNSH “RRETHOJNË” DUKAGJININ
Artikulli tjetërVROJTUESIT E PLAZHIT, ÇDO BIZNES TË KETË VROJTUESIN E TIJ