LIDERI I PARTISË DEMOKRATIKE TË SERBISË DEKLARON SE KA PASUR PROBLEME ME ISH PARTNERIN POLITIK. Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-presidenti serb, Boris Tadiç, në një ligjëratë para disa studentëve në Beograd, ka thënë se ka pasur probleme me ish-partnerin e tij politik, Ivica Daçiç. Sipas tij mes shumë problemeve sipas tij Daçiç ka dashur të hyjë në luftë për Kosovën.

Tadiç në fakt, duke iu referuar kohës së mandatit të tij, tregoi edhe për atë se çfarë marrëdhënie ka pasur me kreun e socialistëve, Daçiç, i cili ishte partneri i tij në qeveri. “Raporti im me parlamentin ka qenë i çuditshëm dhe i rëndë. E kam pasur Ivica Daçiç, i cili nuk e ka përjashtuar luftën si opsion, dhe disa herë i kam thënë që të mos e bëjë një gjë të tillë. Në anën tjetër e kam pasur Koshtunicën i cili, bashkë me përfaqësuesit e Kishës kanë qenë të brengosur për Kosovën”, ka thënë Tadiç. Ndërkaq, ndaj kësaj deklarate, nuk ka qëndruar indiferent Daçiç, duke thënë se Serbia nuk ka mundur që të rrijë e qetë e të shikonte se si sulmoheshin serbët në veri të Kosovës.

Artikulli paraprakAKUZAT E PROKURORISË, REAGON DEPUTETI DOSHI
Artikulli tjetërSHQIPËRI – KOSOVË, TË HËNËN MBLEDHJA DY PALËSHE