Nena e Musaen Zenelit ka folur ne lidhje me ngjarjen e rende ne te cilen humbi jeten djali i saj.

“Jam zgjuar dhe ne mengjes kam shkuar ne pune, mediat nuk i kam hapur. Ne pune kam degjuar shkeputje zemre. Me ka marre vellai ne telefon dhe me tha se Musaeni s’po pergjigjej. Ne 7 te darkes ka qene telefonata e fundit te shtunen ne darke dhe kam tentuar te kontaktoj perseri por nuk kam mundur.

Biseden e fundit e kemi bere per nje qen qe mbante ne shtepi. Me tha nene nxirre qenin ne shetitje dhe me tregoi itinerarin se ku duhej ta shetisja dhe me tha jepi uje per te pire qenit, dakord i thashe. Kam shkuar e keputur ne pune. Vellai me mori ne telefon se vellain e kishin lajmeruar. Atij i kishin dhene fillimisht gjysem shprese. Mua me dridhi ajo fjala qe tha vellai im dhe me tha diçka e keqe na ka gjetur. Vella i thashe nuk kemi çfare te bejme.

Desha te marr ne celular ate djalin qe na ka gjetur punen por nuk e kisha numrin e tij. Mora tezen time ne Itali dhe me tha behu e forte. Kur me tha behu e forte aty nuk e kam mbajtur veten dhe kam uleritur. Se te shkosh ne spital te lash rrobat e urgjences mua per momentin me eshte dukur peshqiri si i djalit tim, nje i vogel me lule dhe une e lava.

Me tha une jam i semure dhe sa te marr veten se ka ndodhur nje ngjarje shume e rende djalit jot e ka marre plumbin kot. Aty nuk e desha veten. Isha me pamje tek dritarja e urgjences dhe aty kishte nje vazo me gure dhe thash po e marr dhe ia hedhi vetes por u largova. Ishte dita e pare e punes se tij ne Velipoje. Djali im ka qene shume punetor dhe ka punuar kudo.

Kur kam marr vesh lajmin kam pare nje hije te zeze. Erdhen koleget dhe me thane mbaje veten dhe me i thash s’kam si ta mbaj se me kane vrare djalin. Djali im nuk ka qene autik dhe nuk e di kush e ka nxjerre kete se ai eshte autik. Kjo me ka lenduar shume dhe eshte e papranueshme sepse ai nuk ka qene i semure. Nuk e di se femija im nuk ka patur leke ne xhep se edhe nese nuk kam patur une t’ia jap ia ka dhene Remzia qe e ka patur si xhaxha.

Gjendja ekonomike nuk eshte shume e mire por kam punen dhe mundohem. Kjo ngjarje me ka shkaterruar. Me shkaterrojne edhe fjalet qe fliten ne media se ai nuk ka qene autik. Kur kane ardhur mesueset dhe nxenesit dhe me kane mbushur arkivolin me trendafila dhe karajfila me eshte dukur sikur u ngjall djali por kjo paska qene genjeshter. Pse te me çahet zemra edhe me teper. Per te gjithe ata qe jane sensibilizuar per te na ndihmuar i falenderoj shume.

Me Pjeter Gocaj babain e dy djemve te vrare nuk kam kontaktuar por pres kedo qe te jete, te pakten ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Une nuk e di si eshte qelluar Musaenin sepse ka vetem gojedhena dhe dua te shoh kamerat e sigurise per ta vertetuar.

I kane ndryshuar edhe emrin dhe kjo me ka ngaterruar se une kur kam dale per te shkuar ne mengjes ne pune do te me kishte lajmeruar dikush por kjo eshte arsyeja qe e morem vesh me vonese. Dua drejtesi ne kete ngjarje dhe dua te di shkakun se nuk ka qene e keqja e askujt.”