Ousmane Dembele është një nga futbollistët që shpeshherë nuk ka luajtur në fushën e blertë për shkak dëmtimesh. Futbollisti i Barcelonës ka dhënë një intervistë për ‘Rothen s’enflamme’, ku ka folur për të kaluarën.

“Nga viti 2017 deri në vitin 2021 kam humbur vazhdimisht kohë për shkak të dëmtimeve.Kam pasur shumë dëmtime në muskul. Kështu që më duhej të punoja. Shpesh më thoshin: ‘nëse nuk punon, do të ngecesh’. Nëse nuk bëhesh më i fortë, do të lëndohesh”. Dhe më pas ndodhi diçka, me Koeman, dhe me Xavi ishte edhe më mirë. Që atëherë, nuk kam pasur asnjë lëndim” – tha ai.