
Ditëlindjen e 104-ërt të Vllaznisë, Bekim Balaj e festoi me fëmijët e emisionit Star Kids në Star Plus Tv. Sulmuesi shkodran i kombëtares rrëfeu për herë të parë shumë detaje nga jeta personale dhe karriera e pasur futbollistike. Balaj e nisi me një urim për ditëlindjen e Vllaznisë ndërsa shpreson që kuqeblutë të shpallen kampion, trofe që mungon prej 23 vitesh.
Balaj tregoi se përpara se të largohet në vitin 2010-të nga Vllaznia i mbeti peng humbja e finales së Kupës me Besën. Të vetmit trofe sulmuesi i ka në kohën kur luajti me Tiranën dhe beson se tashmë është koha që t’i fitojë me Vllazninë.
Balaj rrëfen se karriera e tij nisi si portier me trajnerin e njohur Selami Dani por më pas kaloi mbrojtës për të shkuar në maje të sulmit duke shkëlqyer që atëherë e deri sot ndërsa ndau edhe disa moment të fëmijërisë.
Idhulli i Balaj është fenomeni brazilian Ronaldo ndërsa rrëfen se sin ë pamundësi për të blerë bluzat e tij i shkruanin me dorë.
Një emocion i veçantë mbetet ndeshja e parë dhe goli i parë me Vllazninë.
Balaj shpreson që të rikthehet sërish në kombëtare ndërsa pret një ftesë nga trajneri i ri Silvinjo.
Bekim Balaj rrëfeu edhe shumë moment të tjera të rëndësishme për të, aktivizimi me ekipet europiane, mbrojtja e flamurit në përballjen historike me Serbinë në Beograd, golat e parë me kombëtaren, aktivizimi në kampionatin europian të futbollit në 2016-ën por edhe për familjen, miqtë më të afërt si dhe ëndrrat që në vogëli e deri në ditët e sotme.


