Rrëfimi – Presidenti i Filipineve “është vetë një vrasës” Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte dikur qëlloi për vdekje një agjent të departamentit të drejtësisë me një automatik të tipit Uzi, ndërsa shërbente si kryetar bashkie i Davao-s.
Kjo deklaratë u bë nga Edgar Matobato, një ish-anëtar i forcave të armatosura, përpara një senati hetimesh për vrasjet e pagjykuara. Ai tha gjithashtu se Duterte e kishte urdhëruar atë vetë dhe të tjerët të vrisnin mbi 1000 kriminelë apo rivalë politikë në një periudhë kohore 25-vjeçare. Një zëdhënës i Presidentit mohoi të gjitha akuzat. Matobato, tha se kishte qenë anëtar i Skuadrës së Vdekjes së Davao-s, një grupi famëkeq përgjegjës për qindra vrasje. “Puna jonë ishte të vrisnim kriminelë, si shpërnadërsit e drogës, përdhunuesit, grabitësit,” tha ai. Por shtoi se edhe kundërshtarët e Duterte-s janë vënë në shënjestër shpesh herë