Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie apo social, kontratën e së cilës e kanë në emër të tyre dhe nëse I kanë shlyer detyrimet e energjisë eklektrike janë përfitues të kompensimit te kësaj të fundit.

Kështu është shprehur drejtorja e shërbimit social, Violeta Staka, në një intervistë dhënë për Star Plus.

648 lekë të reja është vlera e caktuar e kompensimit të energjisë elektrike, për mbrojtjen e shtresave në nevoje, kjo për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë deri në 300 lekë në muaj.

Gjithashtu kompensim përfitojnë edhe personat para dhe tetraplegjikë dhe të verbërit. Ajo që duhet të kenë parasysh këta persona përsa I përket dorëzimit të dokumentave, rregulli kryesor është vetëdeklarimi.

Artikulli paraprakMILLJA INSPEKTON PËRMBYTJET NË DAJÇ
Artikulli tjetërLEZHË, 600 HA TOKË NËN UJË NË BALLDRE