Tregu i Rusit përballet prej vitesh me problematika të panumërta, të cilat e kanë kthyer thuajse të pamundur punën e tregtarëve.

Përveç kushteve tejet minimale që ofrohen, para pak kohësh është kryer një investim në ndërtimin e tualeteve për të gjithë tregun. Edhe pse investimi ka përfunduar me kohe, fatkeqësisht vazhdon të jetë jo funksional. Dhjetra tregtarë vuajnë mungesën e tualeteve. Sipas këtyre të fundit, tualeti i ri nuk hapet pasi kërkohet që dikush të marrë përgjegjëdi për ruajtjen e tij. Sipas tyre, kjo është e pamundur pasi objekti i tregut nuk mund të ruhet përgjatë gjithë kohës. Ata bëjnë apel që të bëhet diçka në mënyrë që kjo situatë të marrë zgjidhje. Tregtarët janë të acaruar për situatën e krijuar. Mungesa e një tualeti funksional është emergjent. Çudirat në Shkodër nuk kanë të mbaruar, edhe pse investimet kryhen, nuk vihen në funksion në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë, tregu ka nevoja të mëdha për rikonstruksion pasi kishtet e deritanishme nuk ofrojnë siguri as për konsumatorët shkodranë, të cilët janë të detyruar të bëjnë pazarin e fruta perimeve në këtë treg.

Artikulli paraprakFILLON AKSIONI I UJIT, 1 I NDALUAR NË SHKODË
Artikulli tjetër“SHKODRA PREMTON TURIZËM NË SHUMË ZONA”