Te kthyer ne shqetesim per komunitetin prej vitesh, agjencite funerale do te largohen nga pjesa e qendres se qytetit te Lezhes.Rregullorja e re e hartuar nga bashkia eshte prezantuar permes nje takimi publik te zhvilluar me grupet e interesit dhe qytetar, ku jane percaktuar kriteret per funksionimin e tyre, ne godina me funksion sherbimi dhe ne distance nga zonat e banuara.
Nen kryetari i Bashkise Lezhe Fatjon Zefi dhe perfaqesues te Keshillit Bashkiak thone se kane qene ankesat e vazhdueshme te qytetareve, te cilet i kane detyar te veprojne, pasi ne shume zona agjensite funerale jane ngritur ne hyrje pallatesh prane qendres se qytetit.
Kjo rregullore e re per agjencite dhe shtepite funerale do te te kaloj per miratim ne mbledhjen e radhes te Keshillit Bashkiak dhe keto biznese do te kene 6 muaj kohe per te vepruar per zbatimin e saj.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPARQET VENDI I PREFERUAR I TË MOSHUARVE
Artikulli tjetër2 NË KËRKIM DHE 1 I PROCEDUAR NË LEZHË