Partia Demokratike ka miratuar rregulloren e brendshme të Këshillit Kombëtar. KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI:

Neni 1
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve. 2. Ai merr të gjitha vendimet e rëndësishme politike që mund të kërkojnë rrethanat dhe për të gjitha çështjet e rëndësishme që në Statut nuk parashikohen si e drejtë vetëm e Kuvendit të Partisë.
Neni 2 Këshilli Kombëtar mblidhet rregullisht çdo 6 muaj dhe në çdo rast jo më pak se një herë në vit. PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË, Bulevardi Zhan D’Ark , Nr 11, Tiranë 2
Neni 3. 1. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thirret nga Kryetari i Partisë ose nga Kryesia e Partisë. 2. Mbledhja e Këshillit Kombëtar mund të thirret edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të tij. 3. Kërkesat për mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga 1/4 e anëtarëve të tij duhet t’i dërgohen me shkrim Kryesisë së Partisë. Ato duhet të depozitohen jo më vonë se 3(tre) javë përpara datës së kërkuar për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, sëbashku me rendin e ditës së propozuar. 4. Në rastin e miratimit të kërkesës, kur ajo është në përputhje me Statutin e Partisë, Kryesia e Partisë thërret mbledhjen jo më vonë se dy javë nga data e depozitimit të kërkesës.
Neni 4 Mbledhja e Këshillit drejtohet nga Kryetari i Këshillit Kombëtar, që ndihmohet në organizimin dhe drejtimin e mbledhjes nga Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Kujtojmë se në ndryshimet e propozuara në kreu i PD, gjatë mbledhjes së sotme, tashmë kryetar i Grupit Parlamentar është vendosur të jetë Enkelejd Alibeaj, i cili zëvendëson Alfred Rushaj. Gjithashtu mësohet se Agron Gjekmarkaj është votuar për postin e nënkryetarit të Kuvendit,