
Pogradec, i riu rreh të atin dhe i vë flakën shtëpisë
Një 30-vjeçar nga fshati Selcë e Pogradecit është vënë në pranga një ditë më parë i akuzuar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ai u vu arrestua pas kallëzimit të babait të tij, Sh.Dute, 59 vjeç. Kryefamiljari tha para uniformave blu se më 3 dhjetor, i biri, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj tij, si dhe ka djegur e dëmtuar orenditë e një dhome, në banesën e tyre. Mësohet se gjithçka ka degraduar për shkak të gjendjes së dehur të 30- vjeçarit, i cili ka ngritur dorë mbi të atin dhe ka dëmtuar shtëpinë.






