Një grup misionarësh amerikanë dhe anëtarë të familjes së tyre, përfshirë dhe fëmijë, raportohet se janë rrëmbyer nga një bandë në afërsi të Port-au-Prince të Haitit.

Dyshohet se 15 persona janë rrëmbyer teksa kanë qenë pranë një jetimoreje.

Deri më tani dihen pak detaje nga ky rrëmbim, ndërsa në Hait, fenomene të tilla janë shtuar së shumti kohët e fundit.

Rrëmbyesit marrin peng persona me qëllimin që të përfitojnë para nga shpërblimet.

Artikulli paraprakVOA: EVROPA GODITET NGA ÇMIME REKORD TË LARTA TË ENERGJISË
Artikulli tjetër1.712 TË INFEKTUAR DHE 27 VIKTIMA NË SHTETIN FQINJ GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT