Një deputet në Ukrainë është rrëmbyer nga persona ende të panjohur.

Bëhet fjalë për Aleksej Gonçarenko, i cili është njëherësh edhe zëvendëspresident i bllokut të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko. Përfaqësuesi i bllokut të Petro Poroshenkos, Igor Gryniv nëpërmjet një njoftimi në parlament ka konfirmuar se Gonçarenko është rrëmbyer në qytetin Odesa, nga ana e personave të panjohur. Gryniv ka theksuar se forcat e sigurisë në mënyrë urgjente duhet të formojnë ekipe speciale për gjetjen e Gonçarenkos. Edhe kryetari i Parlamentit ka bërë apel për gjetjen e Gonçarenkos. Autoritetet bëjnë të ditur se Gonçarenko pas seancës plenare ka shkuar në Odesa dhe më pas nuk është marr asnjë lajm nga ai.

Artikulli paraprakPOLICIA NGRIHET NË KËMBË. KONTROLLE NËPËR SERA E TUNELE PËR KANABIS
Artikulli tjetërGJON SHLLAKU – 24.02.2017